Data 19 Dhjetor për fëmijët e ndjekjes shkollore dhe ata me vështirësi në qytetin e Rrëshenit nuk ka qënë një ditë si gjithë të tjerat. Me rastin e festave të fundvitit, falë mbështetjes së Caritas Verona, që financon këtë projekt prej katër vitesh u bë e mundur një udhëtim me këta fëmijë në qytetin e Tiranës. Qëllimi i udhëtimit ishtë Edukativ dhe argëtues. Fëmijët u njohën me Kryeqyetin e vendit tonë i cili transmetonte ngado atmosferën e festave. Pjesa më e madhe e këtyë fëmijëve nuk kanë patur mundësi më përpara për të dalë jashtë qytetit të Rrëshenit, kështu për ta ky udhëtim ishte një lumturi e dyfishtë. Ndalesa tek parku i lojrave ishte surpriza më e bukur për fëmijët. Lumturia e tyre dukej qartë në fytyrat e gëzuara dhe sytë që ju shkëlqenin!