TAKIM FORMUES PËR VULLNETARËT E CARITAS – IT “DITA NDËRKOMBËTARE E TË SËMURËVE”

Project Details
Date: Feb 12 2016
Category: Publikime
Author:
Skills:
Comments: 0
Tags:
Project URL: View Project
Share this:
Description

Viti i mëshirës na fton të jemi me afër njerezve në nevojë duke u kujdesur dhe duke ju shërbyer. Për këtë qëllim  me datë 06 Shkurt  në kuadër të Projektit: Proçesi i Integruar i Trajnimeve – Qëndrueshmëria e Caritas-eve Dioqezane në Shqipëri, në ambientet e Katedrales së Rrëshenit u organizua një takim formues për  vullnetarët  e Caritas-it por jo vetëm. Në takim morën pjesë dhe të rinj të grupeve të ndryshme, të cilët u parapërgatitën për datën 11 Shkurt që konsiston me “Ditën Ndërkombëtare të Sëmurëve” Hapjen e këtij takimi e bëri Mira Keqa,  Kordinatore e Projektit, e cila prezantoj një material në lidhje me punën që bën Caritasi në Dioqezën tonë, misioni dhe vizioni për të ardhmen. Gjithashtu pjesëmarrësit u njohën dhe me rolin e vullnetarit në Dioqezë, punë dhe rëndësinë që ka vullnetari. Ky material u pasua nga mesazhi i Papës për ditën e të sëmurëve i cili u referua para pjesmarrësve nga Don Agustin Bardhi, Meshtar i Dioqezës. Motër Dafina e cila është dhe përgjegjësja e të sëmurëve, na njohu me fillesat, historikun e kësaj date si dhe rëndësinë që duhet ti japim këtyre njerëzve që kanë nevojë, sidomos në këtë vit mëshire. Në fund të takimit Përgjegjësi i Departamentit të Vullnetarëve  Genc Gjoci, bëri dhe ndarja e detyrave dhe përgjegjesive që do të ketë secili nga vullnetarët për ditën ndërkombëtare të të sëmurëve.

Related Projects

Comments

    No Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Fields marked * are mandatory.