Dita e XXIV Botërore e të sëmurëve

Project Details
Date: Feb 23 2016
Category: Publikime
Author:
Skills:
Comments: 0
Tags:
Project URL: View Project
Share this:
Description

Me datë 11 Shkurt në qyetin e Rrëshenit, me rastin e Ditës së XXIV Botërore të të sëmurëve Caritasi Dioqezan Rrëshen ka organizuar një ditë festive në vëmendje të personave me aftësi ndryshe dhe të moshurve të qytetit. Në orën 10:30 është mbajtur Mesha e Shenjtë në sallonin e katedrales e udhëhqeur nga shkëlqesia e tij, imzot Cristoforo Palmieri, i cili në predikimin e tij ka përcjellë ndjenja shprese dhe dashurie për të sëmuët dhe familjarët e tyre. Pas Meshes, në proçesion të gjithë kemi shkuar në Katedrale duke ju dhënë mundësinë të sëmurëve për të kaluar në Portën e Shenjtë në këtë Vit Jubilar të Mëshirës, të cilin vetë papa Françeku e ka dashur. Festa më pas ka vazhduar me nje drekë të përbashkët vëllazërore duke bashkëndarë së bashku disa momente argëtimi ku atmosferën e kësaj feste e ka gjallëruar edhe këngëtari Mirditor Gjin Dona, i cili vullenetarisht dhe me shumë dëshirë ka pranuar ftesën. Dita ka qenë  animuar nga vullnetarët e Caritas-it Dioqezan Rrëshen dhe nga të rinjtë e Famullisë.

Është një ndjesi e veçantë të kemi kujdes për personat në nevojë dhe t’ju dhurojmë atyre disa ditë ndryshe.

Related Projects

Comments

    No Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Fields marked * are mandatory.