“TË NDIHMOJMË TY SOT QË TI TË NDIHMOSH DIKË TJETËR NESËR”

Ka qënë ky titulli i miniprojektit të prezantuar me datë 07 Mars në Famullia “Shën Nikolli”          Suç -Burrel, në kuadër të projektit “Procesi i Integruar i Trajnimeve-Qëndrueshmeria  e Caritas-eve  Dioqezane ne Shqiperi” me fonde të qeverisë Gjermane, në bashkëpunim me Renovabis, Porticus dhe Caritas Rrëshen. Hapjen e  takimit e bëri Zëvendës Famullitari Don Roberto Ferranti me një fjalim përshëndetës duke ju uroj mirëseardhjen të gjithë pjesmarrësve.

Kordinatori i Projektit Mira Keqa bëri prezantimin më të detajuar tek pjesëmarrësit mbi miniprojektin që do të zhvillohet në komunitet, duke vënë theksin tek qëllimi dhe duke përcaktuar perfituesit direkt të cilët janë 40 familjet më të varfra të zonës që do t’ju dhurohet nga një dhi race me qëllim mbajtjen, rritjen, shtimin dhe dhurimin e kecave tek familje të tjera në nevojë, duke ndërgjegjsuar më tej komunitetin mbi domosdoshmerinë dhe rëndësinë e bashkëndarjes.

Gjatë takimit u bë gjithashtu  prezantimi  i kontratave nga përgjegjësi i këtij miniprojekti                  z. Aleksandër Markaj i cili do të merret me monitorimin e punës në vazhdim. Nuk mungoji dhe parania e ekspertit z. Vlash Lepuri, i cili dha një shpjegim mbi mënyrën e duhur të rritjes dhe mbarështimit të dhive në mënyrë që në vazhdimësi të kemi një rezultat pozitiv gjithnjë e në rritje.