Rreth Nesh

Rreth Nesh

Dioqeza e Rrëshenit ndodhet në zonën veriore të Shqipërisë dhe është një nga Dioqezat Shqiptare më të shtrira; përfshin në fakt 4 krahina (Mirditë, Dibër, Mat e Bulqizë). Qendra kryesore është qyteti i Rrëshenit.; përveç Mirditës që është pothuajse e gjitha katolike në krahinat e tjera janë të pranishëm edhe shqiptar të fesë Myslimane.

Qëllimi i Caritas-it është kryesisht fetar, bamirës – humanitar, pa qëllim fitimi. Caritasi zhvillon kryesisht veprimtari bamirëse por edhe aktivitete të tjera në fushën sociale, shëndetësore dhe arsimore.

"Hyji beson mbi zgjedhjen dhe misionin tonë që kemi mbi tokë, por të mos harrojmë që të varfërit besojnë akoma më shumë tek ne."

Biografia

10308123_612922025507307_6910409702308354987_n

    Caritas-i Dioqezan i Rrëshenit si zyrë dhe organizatë është një dhuratë e Caritas-it Italian që në vitin 1999 kishte vendosur të hapte dhe formonte Caritase të ndryshme të Dioqezave Shqiptare. Për këtë arsye si organizatë dhe strukturë ka vetëm pak vite.
    Në Shtator 1999 me instrumente të ndryshme për zyra na u ofrua për 5 muaj një ndihmë e vlefshme nëpërmjet një operatori. Operatori punoi me fluks të madh duke formuar me durim dhe shumë disponim personelin e Caritas-it.

Sot Caritas-i Dioqezan funksionon rregullisht si një organizatë baritore e themeluar dhe e dashur nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare me qëllimin për të qënë dëshmitarë të bamirësisë dhe të bashkësisë të pranishëm në territor, për nevojat e më të varfërve dhe e të drejtave njerëzore dhe si organizëm pedagogjik, pikë mbështetje dhe pemë e madhe për të gjitha bashkësitë të pranishme në territor.
Në gjithë këto vite Caritas-i ka dashur të jetë një mbështetje e shpejtë për Misionarët të pranishëm në territorin e Dioqezës