Në kuardër të projektit: “Proçesi i Integruar i Trajnimeve – Qëndrueshmëria e Caritaseve Dioqezane në Shqipëri”, ka nisur në zonën e Suç-Burrel aplikimi i aksionit Pilot në Komunitet për fuqizimin dhe mbështetjen e familjeve në nevojë. Projekti mbështetet nga Renovabis, Porticus dhe Caritasi Dioqezan Rrëshen në bashkëpunim me Famullinë Suç. Përfitues të këtij aksioni pilot janë 40 familje të cilat janë mbështetur me nga një dhi rrace dhe dy keca.

Falenderojmë të gjithë vullnetarët dhe bashkëpunëtorë e Caritas për punën e bërë në këtë zonë.

 

 

Caritasi dioqezan i Rresheni kete vit eshte pjese e nje projekt te titulluar “Procesi i integruar i Trajnimit, Qendrueshmeria e Caritaseve Dioqezane ne Shqiperi” I financuar nga Renovabis dhe Portikus. Ky project konsiston ne:-Fuqizimi i rrjetit te Caritas permes mbeshtetjes se strukturave per te qene me profesionale dhe eficente dhe duke fuqizuar pergjigjen ndaj nevojave te komunitetit. Fuqizimi i rolit te Caritas-it ne luften kunder varferise dhe perjashtimit social, permes rritjes se identitetit te Caritasit dhe zgjerimit te partneritetit me subjektet publike dhe partneret social. Menaxhimi i njohurive brenda rrjetit mund te jete nje instrument per te fuqizuar kontributin e Caritas-it ne luften kunder varferise dhe perjashtimit social. Tranferimi i njohurive dhe praktivave me te mira ne angazhimin e burimeve njerezore dhe kualifikimin e tyre, diversifikimin e burimeve financiare dhe perfshirjen e vullnetareve

Në mjediset e Hotel “Mondial” nga data 3-5 Mars u zhvillua workshop-i 3 ditor mbi Organizimin e Komunitetit në kuadër të projektit “ Procesi i integruar i trajnimit-Qëndrueshmëria e Caritas-eve Dioqezane në Shqipëri. Ky workshop u realizua nga Dr. Paul Cromewell, eksperti nga Gjermania mbi Organizimin e Komunitetit. Gjatë këtyre tre ditëve intensive morën pjesë stafet e këtij projekti nga 6 Caritas-et dioqezane të Shqipërisë, vullnetarët dhe stafi i Caritas-it Kombëtar.Organizimi i Komunitetit konsiston në bashkimin e shumë njerëzve për të zgjidhur problemet e komunitetit ku ata jetojnë dhe arritjen e vizioneve. Organizimi i komunitetetit është në proces prej katër hapash: dëgjim, kërkim, zgjidhje problemi si dhe ndërtimi i një organizimi qytetar afatgjatë.Pse Kishat kryejnë organizim të komunitetit? Sepse anëtarët dhe besimtarët e shumtë kanë nevoja dhe vizione për komunitetin e tyre dhe këto nuk mund t’i arrijnë vetëm. Besimi dhe vlerat që shoqërojnë besimtarët e kishës i fton ata të punojnë në drejtësi, mirëkuptim dhe paqe. Por organizimi i komunitetit fuqizon pjesëmarrjen në kishat tona dhe organizatat. Njerëzit marrin pjesë në organizimin e komunitetit kur kanë një interes vetjak dhe për të krijuar marrëdhënie. Shumë të rëndësishme në këtë proces janë edhe vizitat ballë për ballë, dëgjimi dhe prioritizimi i problemeve dhe vizioneve. Realizimi i vizitave ballë për ballë bëhet për të identifikuar dhe rekrutuar një numër të madh individësh dhe grupe formale/informale me organizatat dhe për të ndërtuar marrëdhënie besimi dhe respekti me mbështetësit dhe sponsorët e mundshëm. Një vend të veçantë në këtë workshop zuri edhe pjesa mbi parimet për mbledhjen e fondeve. Eksperti theksoi rëndësinë e organizimit të komunitetit në mbledhjen e fondeve. Është një sfidë, por që duhet përballuar medeomos. Ndërgjegjësimi i komunitetit ku jetojmë dhe mobilizimi i aktorëve të ndryshëm në mbledhje fondesh është një ndër pikat kyçe në realizimin e shumë nismave në komunitet. Është e rëndësishme të kuptohet që ne nuk po lypim, por po kërkojmë një investim për të mirën e përbashkët të komunitetit. Vlen të theksohet se i gjithë workshop-i u shoqërua me shembuj konkret, me lojra me role dhe kjo pati një imapakt shumë pozitiv tek të gjithë pjesëmarrësit, të cilët e vlerësuan shumë këtë metodologji të përdorur, që sipas tyre ishte shumë efikase, aspak e lodhshme dhe ata ndiheshin të gatshëm për të vepruar në komunitetet përkatëse.