Anti Trafikimit

Project Details
Date: Nov 09 2016
Category: Publikime
Author:
Skills:
Comments: 0
Tags:
Project URL: View Project
Share this:
Description

Në muajin tetor i cili është muaji dedikuar Fushatës Kundër Trafikimit të qenieve njerëzore, Caritas Dioqezan Rrëshen në bashkëpunim më Caritas-in Shqiptar (Sektori i Antitrafikimit) ka bërë të mundur zhvillimin e një aktiviteti informues dhe ndërgjegjësues në 2 shkollat 9-vjeçare të qytetit të Rrëshenit. Përkatësisht në shkollën “Pashko Vasa” me një klasë të nëntë dhe në shkollën “Nënë Tereza” me një klasë të tetë. Klasat ishin të përzgjedhura nga drejtoritë e shkollave në bashkpunim me psikologen e shkollës zonjën Majlinda Dona. Takimet u moderuan nga Anela Ferlushkaj, përfaqësuese nga Caritasi Kombëtar në sektorin e antitrafikimit, i pranishëm ishte edhe koordinatori i Dioqezës Rrëshen në sektorin e antitrafikimit Genc Gjoci i cili së bashku me psikologen e shkollave realizoi hapjen e takimit duke bërë prezatimin e temës dhe duke i ftuar pjesmarrësit për bashkëbisedim.

Më pas takimi është ndjekur nga një pawer-point i prezanuar shumë qartësisht nga moderatoja në të cilin si fillim janë shtruar pyetje si “Çfarë është Trafikimi?; Çfarë është trafikimi i fëmijëve?; Cilat janë shkaqet dhe mundësitë e parandalimit?”

Në këtë pjesë ka patur shumë ndërhyrje nga ana e pjesëmarrësve duke shprehur idetë dhe mendimet e tyre si nga ato që kanë mësuar dhe dëgjuar në shkollë, në media apo nga prindërit por edhe duke u nisur nga fakte konkrete që ata kanë thënë që jetojnë çdo ditë në ambjetet përreth. Me të vërtetë pjesëmarrja ka qenë shumë aktive. Anela më pas ka bërë shpjegimet e duhura për secilën prej pyetjeve.

Në mbyllje është bërë edhe shpërndarja e fletoreve për nxënësit dhe e Moduleve Trajnuse për mësuesit dhe psikologen.

Gjithashtu përgjatë këtij muaji një aktivitet kundra Trafikimit të qenieve njerëzore është realizuar edhe me fëmijët e ndjekses shkollore duke i shpërndarë secilit nga një fletore në kopertinën e së cilës përcillen mesazhe të shkurta sensibilizuese.

Related Projects

Comments

    Pa komente

Leave a reply

Your email address will not be published. Fields marked * are mandatory.