Me rastin e festës së Mësuesit dhe të Nënës, Caritas-i Dioqezan Rrëshen në bashkpunim të ngushtë me disa prej vullnetarëve, ka organizuar një aktivitet Edukues-Argëtues, me dhe për fëmijët e Ndjekjes Shkollore, të cilët tashmë prej katër vitesh nga e Hëna në të Enjte, nga dy orë pasdite ndimohen në përforcimin shkollor nga katër mësuese.  Në takim vullnetarët kanë shpjeguar me fjalë të thjeshta për fëmijët, zanafillen e këtyre dy festave dhe se si janë festuar ndër vite. Gjatë aktivitetit fëmijët, të ndihmuar nga vullnatërët, kanë përgatitur nga një kartolinë për mamin; në kartolinë kanë shkruajtur një urim dhe një premtim! Është vënë re interesi, angazhimi dhe mbi të gjitha dëshira e fëmijëve për të përgatitur këtë “Dhuratë për Mamin”! Secili kishte një urim të ndryshëm, secili kishte një premtim të ndryshëm, secili kishtë një ide për ta zbukuruar kartolinën ndryshe por në sytë e të gjithëve lexohej e njëta dëshirë nga të gjithë: “Të dhuronin Dashuri për Mamin”! …ndoshta për disa prej tyre ishte dhurata e parë për mamin…

Aktiviteti është mbylluar me një moment feste me kërcime të animuara. Shpresojmë që me të vërtetë fëmijët të mbushin me jetë kartolinën duke mbushur me gëzimim nënat e tyre dhe duke përmbyshur premtimet e bëra.

Jemi të bindur që edukimi i brezave të ri është një hap i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë.