Qyteti i Rreshenit ndodhet ne zonen veriore te Shqiperise dhe si çdo qytet tjeter popullohet dhe ai nga nje pakice e njerezve me ngjyre qe ndryshe quhen Rome.
    Sot ne Rreshen jetojne pak a shume 50 familje Rome, kushtet e jeteses dhe niveli i jeteses eshte shume i keq. Ata nuk kane asnje perkrahje nga shteti dhe aq me pak nga shoqeria. Puna e vetme qe ata mund te bejne eshte te pastrojne rruget dhe te lyejne kepucet e atyre pak njerezve qe kerkojne sherbimin e tyre. Vendbanimet e tyre jane jashte qytetit dhe asnjehere nuk angazhohen qe te marrin pjese ne aktivitete te ndryshme qe ofrohen nga komuniteti, arsyet jane te ndryshme , por me e keqja eshte se keta persona dhe mbi te gjitha femijet shfrytezohen nga persona te dyte dhe te trete te cilet i detyrojne te bejne pune te ndryshme. Aktivitetet e tyre te perhershme jane : te lypin ne rruget e qytetit dhe ato pak leke qe ju dhurojne i harxhojne duke blere cigare.
    Per kete me ndihmen e Caritas Verona Itali ne 2011, eshte bere i mundur fillimi i nje projekti pikerisht per kete shtrese dhe per femijet ne veshtiresi ne qytetin e Rreshenit. Projekti ka tre vite qe vazhdon te shkoje perpara. Numri i femijeve eshte rritur nga 15 (pesembedhjete) ka shkuar ne 35 (tridhjet e pese) femije te cilet e frekuentojne rregullisht qendren. Ndjekja shkollore eshte 4 here ne jave. Nga dy ore mesimi ne dite.
    Perveç punes se vazhdueshme me femijet kemi arritur te punojme dhe te mbeshtesin edhe familjet e tyre te cilet kane veshtiresi te medha ekonomiko – sociale. Kemi arritur te organizojme takime te ndryshme ne aspektin higjeno-sanitare dhe takime te tjera ne aspektin edukativ. Po ashtu ne bashkepunim me vullnetaret e Caritasit Dioqezan te Rreshenit kemi bere disa aktivitete me keta femije.
    Projekti vazhdon ne menyre konstante dhe prezenca e femijeve eshte e vazhdueshme.