Me datë 1 Dhjetor 2017 është bërë bekimi i ambienteve të Mensës Dioqezane së të Varfërve në Rrëshen, një bashkpunim i ngushtë mes Caritas-it Dioqezan  i cili në kuadër të projektit: “Proçesi i Integruar i trajnimeve –Qëndrueshmëria e Caritas-eve nëDioqezane në Shqipëri”” me fondet e një mini-projekti ka kontribuar në arredimin e ambieneve dhe angazhimit të zellshëm të motrave Bijave të Dashurisë së Krishterë me moton “Një Vakt të ngrohtë për atë që nuk e ka”
Ipeshkëvi mons. Gjergj Meta ja ka besuar lutjen e parë njërit prej fëmijëve që çdo ditë këtë ambient. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Bashkisë Mirditë.
Të gjithë ata që dëshirojnë rë ofrojnë shërbim vullnetar apo ushqime për Mensën mund të paraqiten në Caritas apo pranë shtëpisë së motrave.

Dashuria, na nxit të veprojmë.