Kjo ka qënë tema e cila është zhvilluar me dt 29-03-2016 në ambientet e Caritas Rrëshen.

Duke u nisur nga ky faktor i cili po merrë një gëmë të gjëre zhvillimi në Shqipëri dhe shtresa më e prekur janë fëmijët dhe gratë, të cilat në forma dhe mënyra të ndryshme dhunohen çdo ditë.

Aktiviteti i zhvilluar synonte ndërgjegjësimin e grave ndaj dhunës, një informacion më të detajuar mbi dhunën. Dhuna vjen si shkak të një shoqërie maskiliste e cila e shpreh forcën e vet me dhunë, dhe nuk gjen rrugëzgjillje tjetër. Takimi u zhvilluar në formë bashkëbisedimi ku shumë Gra treguan edhe eksperiencat e tyre, treguan se si në një mënyrë ose tjetrën kanë përjetuar dhunë dhe kanë qënë viktima të dhunës.

Takimi u mbajt nga Edis Kraja nga Caritas Shqiptar, Sektori Anti-trafikimit të qënieve njerëzore.

Gratë morën një informacion të gjërë në lidhje me dhunën, shkaqet, faktorët që qojnë në dhunë, si mund të parandalohet dhuna etj…

Gjithashtu ishin të ftuar nga bashkia zyra e parandalimit të dhunës barazia gjinore dhe të drejtat e fëmijëve, dy psikologe, njëra e Kopshtit të fëmijëve Rrëshen dhe tjetra nga shkollat.

Gjithashtu u fol pak edhe për fushatën e lanquar nga Ministria “Unë Mbroj Fëmijët”, Fushatë e cila do të mbështetet edhe nga Caritasi ynë.