Festat e fundvitit na ftojnë të jemi gjithmonë e më të vëmëndshëm ndaj personave më në nevojë në komunitetin tonë. Për këtë Caritas Rrëshen në bashkëpunim me gjimnazin Rrëshen, në kuadër të Projektit; “Ndjekje Shkollore për Fëmijët në vështirësi në qytetin e Rrëshenit”, organizuan aktivitetin e fundvitit për fëmijët që janë të përfshirë në projekt. Pjesmarrja e fëmijëve ishte e kënaqshme gjithashtu edhe fëmijët u argëtuan pa masë me gjithçka që të rinjt kishin përgatitur. Në fund të festës fëmijët morën dhurata të cilët u mundësuan nga Caritasi.

Një falenderim i veçantë  shkon  Caritas Verona i cila nga 6 vite  mbështet aktivitetet tona, gjithashtu falenderojmë të rinjt dhe Zysh Valbona Reçi për bashkëpunimin dhe suportin e dhuruar

 

Kordinatore projekti

Greta Biba