Nje nga misionet me te rendesishme te Caritas Rreshen jane emergjencat ne aspektin natyror ose social ne zonat per te cilat ne perkujdesemi. Nje nga rastet me te rendesishme i trajtuar eshte ai i termetit te Dibres.

Ne Shtator të 2009 një tërmet i fuqishëm prej 5.4 ballësh ka prekur zonën e Dibrës kryesisht Shupenzën. Një tërmet i cili nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por që ka dëmtuar shumë shtëpi në zonë. Mbi 160 familje jetojnë në qiell të hapur. Menjëherë sapo është marrë lajmi, Misionarët që banojnë në ato zona janë vënë në lëvizje për të mbështetur familjet e dëmtuara. Caritasi Dioqezan sëbashku me Caritasin Shqiptar dhe Caritas Brescia Itali kanë ndërhyrë në zonë duke u munduar tu gjenden sa më afër familjeve. Me fondet e dhuruara janë rikonstruktuar kopeshti i femijeve, catia e shkollës 9-të vjecare dhe banjot e shkolles.
Për ne identiteti i njeriut është shumë i rëndësishëm për këtë mundohemi tu gjendemi sa më afër personave në nevojë. Por mbi të gjitha falenderime dhe mirnjohje për të gjithë ata që mbështesin punën dhe verprat e Misionarëve në territorin tonë.