Me datë 10 Shkurt në qytetin e Rrëshenit, me rastin e Ditës së XXVI Botërore të të sëmurëve Caritasi Dioqezan Rrëshen ka organizuar një ditë festive në vëmendje të personave me aftësi ndryshe dhe të moshurve të dioqezës. Në orën 10:30 është mbajtur Mesha e Shenjtë në sallonin e Katedrales e udhëhqeur nga shkëlqesia e tij, imzot Gjergj Meta, i cili në predikim ka përcjellë ndjenja shprese dhe dashurie për të sëmurët dhe familjarët e tyre. Pas Meshes ka vijuar një program i shkurtër argëtues i përgatitur nga të rinjtë e Rrëshenit dhe Rubikut si dhe dreka e përbashkët festive.

Është një ndjesi e veçantë të kemi kujdes për personat në nevojë dhe t’ju dhurojmë atyre disa momente ndryshe.

Mari, Shëndeti i të sëmurëve, LUTU PËR NE