Në kuadër të projektit “Proçesi i Integruar i Trajnimeve – Qëndrueshmëria e Caritaseve Dioqezane në Shqipëri, Caritas Rrëshen ka menduar në mënyrë të veçantë për fëmijët e kopshteve që ndodhen në Dioqezën tonë, ku fëmijët edukohen falë bujarisë dhe gadishmërisë së motrave. Gjatë kohës të ardhjes është zhvilluar pjesa e dytë e fushatës ku janë ftuar të gjithë banorët e Rrëshenit për të dhuruar diçka, duhet të pranojmë se bujaria nuk ka munguar, mbi të gjitha nga të rinjtë vullnetarë të Caritas-it.

Festa e parë për fëmijët është zhvilluar në Fanë. Kjo festë është organizuar nga Vullnetarët e Caritas, ka qënë një moment feste e animuar dhe në fund përveç dhuratave janë bërë dhe falenderimet për këto momente kaq argëtuese.

Caritas dhe depatramenti i vullnetarëve gjithashtu ka marrë pjesë në festën e organizuar nga kopshti i fëmijëve në Rrëshen ku edhe për këta fëmijë janë ndarë dhurata për gjithsecilin.

Krishtlidja i gëzon fëmijët!

Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve!