Festat e këtij fundviti kanë lejuar që edhe disa nga fëmijet e Rrëshenit të përjetonin një moment ndryshe nga ditët e tyre. Pikërisht në festen e “ Fëmijëve të pafajshëm” fale bujarisë së bamirësit Petrit Prenga, është dhuruar një drekë falas për fëmijët më në nevojë në qytetin e Rrëshenit. Fëmijët që kanë marrë pjesë kanë qënë ato që frekuentojnë aktivitetet edukative të Caritas Dioqezan Rrëshen dhe të famullisë. Pas drekës fëmijët kanë kaluar disa momente argëtuese nën tingujt e muzikës dhe lojrave të ndryshme që janë zhvilluar. Në këtë drekë festive mori pjesë dhe Ipeshkvi i Dioqezës sonë Mons. Cristoforo Palmieri i cili edhe ai falenderoj për bujarinë qe u ofrua këtyre fëmijëve. Një falenderim i veqantë i shkon edhe zv.famullitarit Dom Agustin Bardhi i cili përveçse ishte pjesë e kësaj dreke po festonte sëbashku me këta fëmijë edhe përvjetorin e tij të parë të shugurimit Meshtarak. Falenderojmë shumë bamirësat tanë që gjithmonë kujdesen për personat në nevojë. Dhashtë Zoti që kjo bujari e dhuruar të shtojë gjithmonë dashurinë në zemrat tona.

Mira Keqa