Me datë 18/04/2015, në ambientet e Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, u mbajt Asambleja Kombëtare e Caritasit. Në këtë takim morën pjesë Ipeshkvinjë, drejtues të Caritaseve Dioqezane, drejtori i Caritasit Shqiptar, punonjës e vullnetarë të Caritaseve nga e gjithe Shqipëria. Hapja e Asamblesë u bë nga Ipeshkvinjtë, të cilët përshëndetën të gjithë pjesmarrësit. Më pas, Presidenti i Caritasit Shqiptar, Imzot George Frendo, mbajti një fjalim të shkurtër mbi veprimtarine e Caritasit ndër vite, punën e bërë. Një shpjegim më të qartë dhe më të detajuar dha edhe Drejtori i Caritasit Qëndror, Dr. Albert Nikolla, i cili paraqiti planin strategjik, misioni dhe vizionin e Caritasit, për vitet 2015-2017. Një prezantim të shkurtër e bënë dhe Drejtorët e Caritaseve Dioqezane në Shqipëri, punën që bëhet në Dioqeza programet dhe projektet e ndyshme që aplikohen në cdo Dioqezë. Puna e bërë është e madhe në të gjitha Dioqezat, por nevojat që na parashtrohen janë të shumta. Jemi apostuj të dashurisë së Krishtit, e ne si operatorë Caritasi në Shqipëri, duhet ta dëshmojmë këtë dashuri që na dhurohet gjithmonë falas. Në pjësën e dytë të ditës nga sektorët e ndryshëm të Caritasit qëndror u prezantua puna, projektet,shërbimet që ofrohen në komunitet. Caritasi ka kontribuar dhe akoma sot kontribon për përmirtësimin e jetesës së njërëzve, u është përgjigjur të gjitha emergjencave dhe është i pranishëm kudo.

Një falenderim për të gjithë donatorët të cilët mbështesin veprimtarinë e Caritasit në Shqipëri. Jemi të gjithe punëtorë të Hyjit që punojmë në vreshtën e tij, dhe mundohemi që ta bëjmë jetën e cdokujt sa më të bukur dhe dinjitoze. Në fund një Falenderim i madh për të gjithë ata që punojnë dhe i shërbejnë Hyjit në njerëzit në nevojë… faleminderit